Konsultim publik / Draftit të akteve
Faqja e Konsultimeve publike / Draftit të akteve u krijua për t’i ofruar të gjitha palëve të interesuara dhe qytetarëve mundësinë për të marrë pjesë në krijimin e politikave publike dhe hartimin e akteve nënligjore të Komunës, në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MAPL-së nr. 06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimeve Publike në Komuna. Në këtë mënyrë, qytetarëve dhe palëve të interesuara u jepet mundësia për të kontribuar përmes konsultimeve publike përmes paraqitjes së propozimeve dhe komenteve mbi draftet e akteve të reja dhe politikave publike.