Data e lindjes: 5. 3. 1969.
Vendi i lindjes: Graçanicë
Email: ljiljana.subaric@rks-gov.net
Prof. Dr. Ljiljana Šubarić, u lind më 5.3.1969 në Graçanicë dhe me origjinë është nga Sushica.
Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Prishtinë në vitin 1987.
Në vitin akademik 1987/88 u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë, dega e stomatologjisë në Prishtinë, të cilin e përfundoi në vitin 1994.
Në vitin 1995 filloi punën si stomatolog në Qendrën Klinike dhe Spitalore të Prishtinës.
Në vitin 1996 filloi punën si asistent praktikant në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, në degën e stomatologjisë.
Specializimin në Sëmundjet e Dhëmbëve me Endodonci e përfundoi në vitin 2002, ndërsa tezën e magjistraturës e mbrojti me sukses në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicën e Kosovës në vitin 2006.
Prof. Dr. Ljiljana Šubarić mbrojti disertacionin e doktoraturës në vitin 2013 dhe fitoi titullin doktor i shkencave.
Në vitin 2014 u zgjodh docent në lëndën Sëmundjet e Dhëmbëve, ndërsa në vitin 2018 u promovua në profesor të asociuar, titull të cilin e mban edhe tani.
E martuar, nënë e tre fëmijëve.
Kryetari i komunës i zbaton përgjegjësitë në vijim:
a) përfaqëson komunën dhe vepron në emër të saj;
b) udhëheq ekzekutivin e komunës dhe administratën e saj dhe mbikqyr administrimin financiar të komunës;
v) ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite Kuvendit Komunal apo komiteteve të tij;
g) ekzekuton aktet e Kuvendit Komunal;
d) emëron apo shkarkon zëvendësit e tij/saj;
gj) emëron dhe shkarkon anëtarët e tij të cilët i ndihmojnë atij në kryerjen e detyrave;
e) organizon punën dhe drejton politikën e komunës;
zh) propozon rregullore apo akte të tjera për miratim në Kuvendin Komunal;
z) propozon zhvillimin komunal, planet rregullative dhe investuese, propozon buxhetin vjetor për miratim në kuvendin e komunës dhe e ekzekuton buxhetin e miratuar;
i) raporton para Kuvendit Komunal për situatën ekonomiko-financiare të komunës dhe për zbatimin e planeve investuese të komunës, së paku njëherë në gjashtë muaj apo kurdoherë që kërkohet nga Kuvendi Komunal;
j) mund të kërkojë që Kuvendi Komunal ta shqyrtojë një akt komunal para hyrjes në fuqi, kur konsideron se akti është në kundërshtim me ligjet në zbatim.
k) do të konsultojë nënkryetarin për komunitete për çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin jo-shumicë;
ll) aktivitetet tjera që i caktohen nga Kuvendi Komunal.
Kryetari raporton për punën e degës së ekzekutivit çdo tre muaj. Përveç raporteve tremujore, kryetari mund të raportojë përmes zëvendëskryetarëve të tij apo të zyrtarëve të caktuar.