Administrata tatimore e Komunës së Graçanicës njofton tatimpaguesit se data 30 shtator është afati i fundit për pagesën e këstit të dytë të tatimit vjetor në pronë.
Me shlyerjen e rregullt dhe në kohë të tatimit, tatimpaguesit shmangin llogaritjen dhe arkëtimin e kamatës së paraparë për shkak të vonesës në pagesë, njofton Administrata tatimore.
Qytetarët mund t’i marrin faturat e tyre çdo ditë pune në sportelet e Shërbimit tatimor në ndërtesën e Komunës së Graçanicës ose përmes platformës E-kosova.
Sipas ligjit, tatimi në pronë paguhet dy herë në vit. Afati për këstin e parë është fundi i muajit prill, ndërsa për këstin e dytë të tatimit është fundi i shtatorit.