Administrata Tatimore e Komunës së Graçanicës i njofton tatimpaguesit që afati i fundit për pagesën e këstit të dytë të tatimit vjetor në pronë është deri më 30 shtator.
Duke paguar tatimin rregullisht dhe në kohë, tatimpaguesit e shmangin llogaritjen dhe pagesën e kamatës së përcaktuar për shkak të vonesës në pagesë, njoftoi Administrata Tatimore.
Qytetarët mund ta tërheqin faturën e tyre çdo ditë pune në sportelin e Shërbimit të Tatimit në objektin e Komunës së Graçanicës ose nëpërmjet platformës E-kosova.
Komuna e Graçanicës edhe një herë i fton tatimpaguesit nga territori i qeverisjes lokale që t’i përditësojnë të dhënat e tyre. Të dhënat duhet të përditësohen personalisht në Zyrën Komunale të Tatimit në Pronë.
Nga Shërbimi i Tatimit bëhet e ditur se përditësimi i referohet futjes së numrit personal nga letëtnjoftimi në regjistrin e tatimpaguesve.
Përditësimi është i nevojshëm në mënyrë që taksapaguesit të mund t’i realizojnë lehtësitë tatimore të parashikuara në Ligjin për Tatimin në Pronë.