Parlamenti i nxënësve të Gjimnazit të Prishtinës këtë vit organizoi aksionin humanitar “Mëngjesi me gjimnazistët” në qendër të Graçanicës, me qëllim të mbledhjes së mjeteve për një ekskursion maturanti për nxënësit me gjendje të vështirë financiare.
Mëngjesi humanitar i mblodhi bashkë qytetarët e shumtë të cilët kanë dashur ta përkrahin këtë aksion duke blerë produkte të ndryshme.
Me këtë qëllim ata u mbështetën nga përfaqësuesit e Komunës së Graçanicës, nënkryetari Igor Aritonoviq dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Urbanizmit, Alleksandra Gjekiq, së bashku me zyrtarët komunalë, duke i vizituar stendat dhe duke i blerë produktet e ekspozuara.
Përfaqësuesit e komunës theksuan se ky është një aksion i shkëlqyer dhe se të gjithë mund të krenohemi me humanizmin dhe solidaritetin e treguar nga fëmijët tanë.
Edhe këtë vit qytetarët patën mundësinë që t’i gjenin në stenda produktet e ndryshme të ëmbla dhe të shijshme dhe, në përputhje me mundësitë e tyre, ta mbështesin dhe ndihmojnë aksionin e mbledhjes së mjeteve, i cili do t’u mundësonte fëmijëve të familjeve në vështirësi financiare të shkonin në një ekskursion.