Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e vizitoi sot Komunën e Graçanicës, ku u takua me kryetaren e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq dhe zëvendëskryetarin Igor Aritonoviq.
Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, së bashku me zëvendëskryetarin Igor Aritonoviq, ambasadorit ia përcjellën shqetësimet e qeverisjes lokale dhe qytetarëve pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për bartjen e pjesëve të parcelave të zonës kadastrale të Komunës së Graçanicës Organizatës “Jetimët e Ballkanit”.
Kryetarja Shubariq kërkoi nga ambasadori britanik që me autoritetin e tij që mban ta përdorë fuqinë e autoritetit të tij për të ndikuar në Qeverinë e Kosovës që ta rishikojë dhe ta tërheqë këtë vendim me të cilin Komunës së Graçanicës i merren 13 hektarë dhe 33 ari pronë në atarin e Graçanicës (vendbanimi Padallishtë) me qëllim të realizimit të projektit të ndërtimit të “Qendrës rezidenciale të Kosovës për autizëm, sindromë daun dhe aftësi të kufizuar për fëmijë.
Kryetarja Shubariq dhe zëvendësi Aritonoviq ia kanë përsëritur ambasadorit Jonathan Hargreaves se Qeveria e Kosovës ka marr vendim pa konsultim paraprak dhe pëlqim të komunës.
Ata e njoftuan Hargreavesin se asamblistët e KK të Graçanicës do ta diskutojnë këtë vendim të Qeverisë nesër në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës.
Ambasadori britanik në Kosovë u interesua për zhvillimin e Komunës së Graçanicës, me rezultatet e arritura dhe projektet e realizuara, si dhe funksionimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor në territorin e Komunës së Graçanicës.
Kjo është vizita e parë e ambasadorit të Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, në Komunën e Graçanicës, që kur ai mori detyrën në fillim të vitit 2024.