Ministri francez i punëve të jashtme Bernar Kushner vizitoi sot Kryetarin e Graçanicës . Me të ka qenë edhe ministri për vetëqerisje të komunave lokale , Sadri Ferati .
Në bisedë me ministrin Kushner Kryetari Stojanoviq fillimisht u falëmnderua për vizitë , pastaj e njoftoi atë me punën e komunës së sapo formuar. Kryetari theksoi jatën e vështirë të serbëve të Kosovës , si dhe theksoi se një komunitet duhet të jetojë pa frikën për jetë. Rinia serbe nuk ka kurrfarë të drejtë për punësim dhe pothuajse nuk ka shansë për zhvillim të karrierës.
Ministri Kushner theksoi se ka parë ndryshime viteve të fundit në Graçanicë dhe vende të tjera të Kosovës, por gjithashtu tha se duhet ende të punohet shumë për një jetë më të mirë të qytetarëve.
Serbëve në Kosovë Kushner u tha se ata duhet të ndihen si qytetarë të Kosovës dhe shprehu besimin që qeveria kosovare do të punojë për përmirësimin të kushteve të tyre jetësore :
“ Serbet kosovare janë të barabartë edhe me komunitetet e tjera , nuk duhet të ekzistojë kurrfarë diskriminim .” 
Kur për herë të fundit ishte në Kosovë , serbët ishin të rrezikuar për qarkullim të lirshëm , por sot kjo situatë është shumë më e mirë . Ai bëri thirrje Qeverisë Kosovare që me ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare të punojnë më shumë për rregullimin e gjendjes së serbëve të Kosovës.
Gjithashtu , tha se as Serbia as Kosova nuk do të ketë të ardhme pa Europe : “ Unë jam mik i Serbisë dha i Kosovës , unë jepi mesazhe miqësore , kështu që duhet të vendoset një dialog , nuk ka Kosovë as Serbi jashtë Europës “ –tha Kushner.
Pas këtij takimi ministri Kushner e vizitoi manastirin e Graçanicës dhe Shtëpinë e Snëndetit.
Mbështetja e Kushnerit për Kosovën