Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, së bashku me këshilltarin për Komunitete, Sasha Daniq, e kanë vizituar Suhadollin, ku i kanë shpërndarë çantat e shpinës dhe pajisjet shkollore për fëmijët nga klasa e parë deri në të katërtën në Qendrën edukative të kompleksit të ri të banimit.
Rreth njëzet çanta shpine me pajisje të kompletuara shkollore iu dhanë fëmijëve të moshës shkollore nga klasa e parë deri në të katërtën, të cilët jetojnë në banesa në Suhadoll.
Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, gjatë vizitës së saj në Suhadoll tha se kjo është një ndihmë tjetër në serinë e ndihmave që Komuna e Graçanicës i ka destinuar për banorët të cilët së fundmi kanë marrë strehim.
“Përveç gjithçkaje që është bërë së bashku me miqtë tanë ndërkombëtarë, në radhë të parë me Këshillin Danez, kemi dashur t’i gëzojmë këta fëmijë para fillimit të vitit të ri shkollor. Besoj se e kemi bërë më të lehtë për prindërit që të shqetësohen për përgatitjen e fëmijëve të tyre për shkollë. Ne jemi të lumtur që ka një numër të madh të fëmijëve që janë të vendosur të shkojnë në shkollë dhe të arsimohen, ndërsa Qendra edukative që u hap së fundi këtu është e përkushtuar për t’u ofruar atyre mbështetje shtesë”, tha Shubariq.
Kryetarja Shubariq dhe këshilltari Daniq shfrytëzuan rastin të bisedojnë me banorët gjatë vizitës së tyre në Suhadoll dhe të sigurohen që përveç strehimit është e dobishme edhe gjithçka që është bërë si pjesë e programit të ndërtimit, si parku për fëmijë brenda kompleksit rezidencial, palestëra në natyrë, fusha e lojërave, minimarketi, bar kafeja. Para disa ditësh Komuna e Graçanicës në bashkëpunim me UNMIK-un u ka dorëzuar banorëve edhe pajisjen për mirëmbajtjen e gjelbërimit, pajisjen për lojërat shoqërore, duke e përfshirë edhe tavolinën dhe pajisjen për tavolinën e pingpongut, si dhe rekuizitat sportive.
Në kuadër të programit për mbështetjen e banorëve, së fundmi u hap edhe një pus që do t’i furnizojë banorët me ujë teknik në rast të kufizimeve të ujit.