Komuna e Graçanicës gjatë fundjavës organizon fillimin e dezinfektimit dhe deratizimit të të gjitha institucioneve arsimore në territorin e Komunës së Graçanicës, duke përfshirë edhe institucionet parashkollore dhe çerdhet.
Siç është paralajmëruar, dezinfektimi dhe deratizimi i institucioneve arsimore do të fillojë mëngjesin e së shtunës dhe do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim në mënyrë që të gjitha institucionet arsimore të përfshihen nga plani.
Dezinfektimi dhe deratizimi bëhet përmes Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Kulturës.