Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore, Komuna e Graçanicës dhuroi pajisje mjekësore të vlefshme për institucionet shëndetësore në Graçanicë dhe Llapllasellë.
Klinikës interne në Llapllasellë iu dhurua një pajisje me ultratinguj për ekokardiografi, ndërsa dy tavolina të ngrohta për foshnje iu dhanë Repartit të Gjinekologjisë në Graçanicë. Pajisjet mjekësore u siguruan nga Drejtoria Komunale e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Me këtë rast, këto dy institucione shëndetësore u vizituan nga drejtoresha e Shëndetësisë, Zorica Milliq, drejtori i Administratës, Vlladica Trajkoviq dhe shefi i Kabinetit të kryetarit të komunës, Dushan Petroviq.
Drejtoresha Milliq tha se është e kënaqur me donacionin e realizuar, duke theksuar rëndësinë e tij për cilësinë e kujdesin shëndetësor.
“Jemi veçanërisht të kënaqur me blerjen e një pajisjeje moderne me ultratinguj, e cila është ndër më modernet dhe do të përmirësojë ndjeshëm diagnostikimin. Gjithçka është siguruar në koordinim me institucionet shëndetësore, duke u bazuar në nevojat e tyre. Komuna do të vazhdojë ta mbështesë sistemin shëndetësor dhe të investojë në pajisje dhe kushte pune, në mënyrë që qytetarët të kenë kujdes shëndetësor cilësor dhe të arritshëm”, tha Milliq.
Drejtori i spitalit, Bratisllav Llaziq, falënderoi qeverinë lokale për pajisjet e dhuruara dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Komuna e Graçanicës thotë se mbetet e përkushtuar për përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe krijimin e kushteve më të mira për trajtimin e qytetarëve.