Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Dëgjimet buxhetore
Dokumentet
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Komiteti i Sigurisë
Komiteti për komunitete
Konkurset
Konkurset/Njoftimet
Konsultime Publike
Kryetari
Memorandum
Njoftim për anulim kontratë (B10)
Njoftim për informata shtesë (B08)
Njoftim për kontratë (B05)
Njoftimet
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës (B52)
Plani i prokurimit
Procesverbalet nga Komiteti i Komunitetit
Procesverbalet/Seanca
Projektet kapitale
Prokurimi
Raportet
Raportet 3 Mujore
Raportet Financiare
Raportet Mujore
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Rregulloret
Seanca e jashtëzakonshme
Seanca të rregullta
Seancë/Komitet
Statuti
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje Publike
Vendimet
Vendimet
Седница Одбора за политику и финансије
Седнице/Одбори
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Dëgjimet buxhetore
Dokumentet
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Komiteti i Sigurisë
Komiteti për komunitete
Konkurset
Konkurset/Njoftimet
Konsultime Publike
Kryetari
Memorandum
Njoftim për anulim kontratë (B10)
Njoftim për informata shtesë (B08)
Njoftim për kontratë (B05)
Njoftimet
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës (B52)
Plani i prokurimit
Procesverbalet nga Komiteti i Komunitetit
Procesverbalet/Seanca
Projektet kapitale
Prokurimi
Raportet
Raportet 3 Mujore
Raportet Financiare
Raportet Mujore
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Rregulloret
Seanca e jashtëzakonshme
Seanca të rregullta
Seancë/Komitet
Statuti
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje Publike
Vendimet
Vendimet
Седница Одбора за политику и финансије
Седнице/Одбори

Donacioni i vlefshëm i Qeverisë së Japonisë për Qendrën diagnostike në Graçanicë

Komunën e Graçanicës e vizitoi sot delegacioni nga Japonia, i udhëhequr nga ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki. Me kryetarin e Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq, është nënshkruar kontrata me të cilën është siguruar pajisja e vlefshme mjekësore për Qendrën diagnostike-laboratorike në Graçanicë.

Komunës së Graçanicës iu është siguruar sot përmes kontratës me Ambasadën e Japonisë, dhe përmes Programit të granteve për projekte të sigurisë njerëzore në nivelin lokal (GGP), donacioni me pajisje mjekësore për Qendrën diagnostike në Graçanicë.  

Kontrata për fillimin e realizimit është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq dhe ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki.

Takimi është zhvilluar në një atmosferë konstruktive, ku është diskutuar edhe për aspektet e bashkëpunimit të mëtejshëm. Së pari, z. Tanikagi e uroi kryetarin Zhiviq për zgjedhjen e tij si kryetar i ri i komunës dhe i uroi suksese të mëdha në zbatimin e politikave në dobi të qytetarëve të Graçanicës. Ai gjithashtu shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen e Qendrës diagnostike në Graçanicë në përpjekjet e tyre, siç tha ai, për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve në rajon dhe zonën përreth.

“Duke pasur parasysh që kujdesi shëndetësor është thelbësor për mirëqenien e çdo individi, Japonia e ka mbështetur këtë sektor në Kosovë për më shumë se 15 vjet. Gjithashtu, qasja në shërbimet e kujdesit shëndetësor duhet të sigurohet pavarësisht nga vendi i banimit. Prandaj, është kënaqësi e madhe për ne ta mbështesim Qendrën diagnostike dhe Komunën e Graçanicës në përpjekjet e tyre për t’i përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve në këtë rajon dhe zonën përreth”, tha i ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki, në takimin e zhvilluar me kryetarin Zhiviq.  

Kryetari i Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq, tha se në takim me këtë kontratë është hapur një kapitull i ri i bashkëpunimit me një nga vendet më të respektuara.

“Ne në Graçanicë e vlerësojmë thellësisht faktin që Qeveria e Japonisë i njeh përpjekjet tona për t’i përmirësuar shërbimet shëndetësore për qytetarët tanë. Mbështetja juaj përmes programit GGP është provë se solidariteti i vërtetë nuk njeh kufij gjeografikë. Komuna e Graçanicës është një qeverisje e re dhe proaktive. Unë besoj se ky projekt i parë është në fakt vetëm hapi i parë drejt një partneriteti afatgjatë. Dyert tona janë gjithmonë të hapura për ju për çdo iniciativë të ardhshme që do të kontribuojë në një jetë më të mirë dhe më të sigurt për njerëzit tanë. Me vizitën tuaj, ju e keni nderuar komunën dhe qytetarët tanë”, tha kryetari i Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq.

Vlera e donacionit është 59.700 euro. Këto mjete synojnë pajisjen e Qendrës diagnostike me instalimin e analizatorit imunologjik në laboratori, me çka do të sigurohet që më shumë se 4,000 pacientëve të marrin një diagnozë precize. Përveç kësaj, është planifikuar një donacion i një pajisjeje për terapi radiale me valë shoku ekstrakorporale për Repartin e Fizioterapisë, e cila do t’u mundësojë më shumë se 400 pacientëve të marrin një trajtim të përshtatshëm.

Si një nga skemat japoneze të ndihmës zyrtare të zhvillimit, GGP i ndihmon organizatat joqeveritare dhe institucionet publike lokale në përpjekjet e tyre për t’iu përgjigjur nevojave të ndryshme të zhvillimit socio-ekonomik në nivel lokal. Qëllimi është përmirësimi i nevojave themelore njerëzore, kryesisht të përqendruara në fushat e shëndetit, arsimit, mjedisit dhe mbrojtjes sociale.

Sa i përket programit japonez GGP në zonën e Graçanicës, me të është përfshirë edhe pastrimi i mbetjeve nga municione thërrmuese në fshatin Livagjë.

Në takimin me delegacionin e Ambasadës të Japonisë në Kosovë morën pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Zorica Milliq dhe drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Nebojsha Millovanoviq, i cili e inicioi dhe e organizoi donacionin përmes programit GGP.

Pas takimit në Komunën e Graçanicës, delegacioni i Ambasadës së Japonisë dhe ai i Komunës së Graçanicës e vizituan Qendrën diagnostike në Graçanicë.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Dëgjimet buxhetore
Dokumentet
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Komiteti i Sigurisë
Komiteti për komunitete
Konkurset
Konkurset/Njoftimet
Konsultime Publike
Kryetari
Memorandum
Njoftim për anulim kontratë (B10)
Njoftim për informata shtesë (B08)
Njoftim për kontratë (B05)
Njoftimet
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës (B52)
Plani i prokurimit
Procesverbalet nga Komiteti i Komunitetit
Procesverbalet/Seanca
Projektet kapitale
Prokurimi
Raportet
Raportet 3 Mujore
Raportet Financiare
Raportet Mujore
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Rregulloret
Seanca e jashtëzakonshme
Seanca të rregullta
Seancë/Komitet
Statuti
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje Publike
Vendimet
Vendimet
Седница Одбора за политику и финансије
Седнице/Одбори