Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, sot bisedoi me rreth dhjetëra qytetarë, të cilët kanë pasur rastin t´i shprehin drejtpërdrejt problemet, propozimet, sugjerimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen.
Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, çdo javë bisedon me bashkëqytetarët e saj për të gjetur zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen, të cilat janë të zgjidhshme në kuadër të qeverisjes lokale.
Qytetarët e interesuar për të biseduar me kryetaren e komunës mund të regjistrohen duke i lënë të dhënat e tyre në sportelin komunal, ku pastaj do të njoftohen se kur duhet të vijnë për bisedë.