Punëtorët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Situatave Emergjente të Komunës së Graçanicës, në bashkëpunim me kompaninë e kontraktuar, po punojnë në rregullimin e shtratit të lumit Graçanka përmes Graçanicës si pjesë e aktiviteteve të tyre të rregullta.
Rregullimi i shtratit të lumit Graçanka, me ndihmën e mekanizimit, ka filluar në shtratin e lumit përgjatë rrugës “Stefan Deçanski”, deri tek ura kryesore pranë tregut. Aksioni i rregullimit do të vazhdojë në ditët në vijim si në Graçanicë ashtu edhe në vende të tjera në Komunën e Graçanicës.
Siç bëhet e ditur nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Situatave Emergjente, bimësia, shkurret dhe mbeturinat e grumbulluara do të largohen nga shtrati i lumit.
Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Graçanicës u bën thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në shtratin e lumit, por t’i hedhin mbeturinat në vendet e caktuara për këtë qëllim.