Këtë manifestim e hapi drejtori i organizatës “ Sy në sy” Gazmen Salijeviq . Ka pasur program të pasur të cilin e kanë manifestuar fëmijët rome, të cilët fillimisht e kanë hapur programin me himnin romë, duke vazhduar pastaj edhe me recitime , valle, skeçe etj. Në këtë manifestim kanë marrë pjesë edhe kryetari i Graçanicës Bojan Stojanoviq dhe zëvendësi i tij Igor Aritonoviq . Kryetari Stojanoviq i uroi të gjithë romët për ditën e shënuar të tyre.
Në fjalimin e tij Bojan Stojanoviq ka thënë se komuna po punon për të drejtat e romëve si dhe për integrimin e tyre në këtë regjion.
“ Jam shumë i kënaqur që po shoh këtu shumë të rinj , të ardhmën e komunitetit romë. Sëbashku do të punojnë për ballafaqimin e problemeve të komunitetit romë siq janë : arsimi i papërshtatshëm , mbrojtja shëndetësore , zhvillimi social –ekonomik , papunësia . Ky 8.prill është njëri prej atyre që unë ju uroj dhe dëshiroj që këtë ditë ta festoni edhe viteve të tjera në numër më të madh ” , tha kryetari Stojanoviq, ndërsa zotëri Salijeviq në emër të të gjithë romëve u dha kryetarit dhe zëvendësit të kryetarit mirënjohjen për ndihmë komunitetit romë.
Dita ndërkombëtare e romëve u shënua për herë të parë në vitin 1971. në Kongresin e parë ndërkombëtarë në Londër , ku është miratuar emri i këtij populli dhe himni “ Gjelem, gjelem” , flamuri në të cilin dominojnë ngjurat e kaltërta dhe gjelbër dhe me simbolin e rrotës si dhe në këtë ditë u miratua që 8 prill festohet si Dita e Romëve.
Me rastin e Ditës së Romëve , 8 prill 2010. në Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë është mbajtur një manifestim kulturorë nga ana e organizatës joqeveritare rome “ Sy në sy” . Kjo organizatë joqeveritare , me seli në Graçanicë , mbledh të gjithë romët e Kosovës qendrore.