Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Graçanicës njofton opinionin se sot ka filluar faza e dytë e punimeve për përmirësimin e rrugës “Car Llazar”, rrugës kryesore në Graçanicë.
Për shkak të punimeve të planifikuara është e mundur që qarkullimi të zhvillohet ngadalë dhe me vonesa të herëpashershme.
“Kërkojmë nga qytetarët që të jenë të durueshëm dhe të mirëkuptueshëm, ndërsa Komuna e Graçanicës dhe kontraktori do të bëjnë të pamundurën që sa më shpejt të kryhet renovimi i planifikuar i rrugës kryesore”, bëhet e ditur nga Drejtoria e Urbanizmit.