Në takimin e sotëm në mes kryetarit të komunës së Graçanicës Bojan Stojanoviq dhe me përfaqësuesin e lartë të FIFA –s Jerome Champagne u bisedua për sportin dhe për atë se sa është rinia serbe e inkuadruar në sport. Këshilltari i lartë i presidentit të FIFA –s u informua se klubet futbollistike serbe janë jashtë ligës kosovare , prandaj gjeneratave të reja serbe nuk mund të merren seriozisht me sport. Gjithashtu , theksoi se në mjediset serbe kjo as nuk është e mundur sepse nuk ekziston asnjë stadium futbollistik.
Në komunën e Graçanicës ekzistojnë disa klube serbe të cilëve ndihma është e pamundshme edhe pse ata kanë
nevojë ta tregojnë veten.
Qëllimi i komunës është ta bëjë një shkollë futbolli prej të cilës do të dalin klubet më të mira në Kosovë. Në mbledhje është konstatuar se FIFA do të mundohet ta ndihmojë komunën në aspektin sportiv.
Përfaqësuesi i lartë i FIFA –s , Jerome Champagne bisedoi për sportin me kryetarin