Viti i ri shkollor 2024/25 filloi sot në shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Graçanicës. Komuna e Graçanicës i uron nxënësit dhe mësimdhënësit për ditën e parë të punës.
Urime të veçanta nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme si dhe personelit mësimdhënës për fillimin e vitit të ri shkollor ka dërguar kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale për Arsim dhe Kulturë, Brankica Niqiq.
“Të dashur fëmijë, le të jetë viti i lumtur dhe i sigurt shkollor. Ju dëshirojmë që me buzëqeshje dhe gëzim të fitoni njohuri dhe përvoja të reja, t’i forconi miqësitë dhe ta mbështesni njëri-tjetrin. Një urim të veçantë ua dërgojmë nxënësve të vitit të parë që sot do të hyjnë në botën e arsimit dhe përgjegjësive për herë të parë. Komuna e Graçanicës do të vazhdojë t’ju mbështesë duke ju ofruar kushte moderne arsimore. Mësimdhënësit dhe prindërit kanë një punë të madhe dhe të vështirë përpara dhe për këtë ju urojmë të gjithëve suksese në vitin e ri shkollor”, thuhet në urimin bashkërisht të dërguar nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve nga kryetarja e Komunës së Graçnicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Brankica Niqiq.