Në sallën e madhe të Shtëpisë së kulturës në Graçanicë sonte me fillim nga ora 20:00 do të fillojnë Netet e Graçanicës.
Kjo ngjarje është e karakterit kulturor dhe argëtues, e cila tashmë ka një traditë mbi 40 vjeçare dhe është organizuar për herë të parë nga banorët e Graçanicës në vitin 1977. Shumë gjenerata janë rritur dhe janë shoqëruar me Netet e Graçanicës, me një program cilësor konkurrues dhe argëtim për të gjithë familjen.
Gara për zërin e parë të Graçanicës, seksioni i talenteve të rinj, kuizi i njohurive, e përjavshmja e Graçanicës dhe lojërat për audiencën që janë më interesantet për më të rinjtë janë gjithçka që i presin vizitorët e kësaj ngjarjeje.
Sonte është shfaqja e parë gjysmëfinale, e dyta na pret më 13 shtator dhe finalja është caktuar për 20 shtator.
Netet e Graçanicës organizohen në kuadër të programit “Ditët e Graçanicës 2024 – Vera kulturore dhe argëtuese 2024”, i zbatuar nga CSD-ja në bashkëpunim me 12 organizata dhe shoqata, me mbështetjen e Komunës së Graçanicës.