Ofiqaria në Komunën e Graçanicës njofton qytetarët se gjatë muajit prill është duke u zbatuar regjistrimi falas në librat amzë për pjesëtarët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.
Me shkresë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal rikujton se edhe këtë vit muaji prill është caktuar edhe si muaji kur do të bëhet regjistrimi i mëvonshëm falas i pjesëtarëve të këtyre komuniteteve në librat amzë, i cili do të zbatohet edhe në Komunën e Graçanicës.
Regjistrimi do të jetë falas me lehtësimet përmes ofrimit të informatave të plota dhe të besueshme për të gjithë qytetarët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.