Me rastin e Ditës Botërore të Zemrës, në Qendrën laboratorike-diagnostike në Graçanicë sot u organizua analiza falas e gjakut, matja e sheqerit në gjak dhe tensionit të gjakut. Aksioni tërhoqi interes të madh, ndërsa Drejtoria Komunale e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Graçanicës njofton vazhdimin e aktiviteteve të ngjashme.
Gjithsej 46 pacientë shfrytëzuan rastin për ta kontrolluar shëndetin e tyre përmes analizave falas që përfshinin pasqyrën e plotë të gjakut, analizat biokimike si dhe sedimentimin e eritrociteve. U organizua gjithashtu matja e sheqerit në gjak dhe tensionit të gjakut.
22 pacientë i kanë bërë testet laboratorike, ndërsa 12 qytetarëve iu mat sheqeri në gjak dhe tensioni i gjakut.
Organizimi i këtij aksioni u krye nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Graçanicës, e cila vazhdimisht bën përpjekje për ta promovuar rëndësinë e parandalimit dhe ruajtjes së shëndetit. Falë angazhimit të tyre, qytetarëve u jepet mundësia ta monitorojnë rregullisht dhe falas shëndetin e tyre.
Kjo drejtori komunale rikujton se “një zemër e shëndetshme do të thotë një jetë e gjatë dhe cilësore” dhe njofton se aksione të ngjashme do të organizohen në periudhën në vijim në mënyrë që sa më shumë qytetarë të mund të marrin një diagnozë në kohë dhe të sigurt.
Të mërkurën, më 1 tetor 2025, në Qendrën laboratorike-diagnostike do të organizohet aksioni falas për testimin e niveleve të PSA-së (antigjenit specifik të prostatës). Pritja e pacientëve është nga ora 7:30 deri në 10:30.