Dhënia e ndihmës për njerëzit më me nevojë në Kosovë është shumë e ulët. Veçanërisht për fëmijët me nevoja speciale dhe pëe fëmijët e braktisur , dhe viktima të familjës të tregtisë njerëzore. Pothuajse 3.000 fëmijë me probleme mentale dhe fizike janë të regjistruar në qendrën për ndihma sociale. Krahas kësaj janë të regjistruar 1.486 fëmijë pa prindër , prej tyre gjysmës u janë siguruar vendbanimet. Për ketë arsye Ministria e Punës dhe e Mbrojtjes Sociale po punon në forcimin e sektorit social , duke e rritur kapacitetin e vetëqeverisjes lokale dhe në zhvillimin e mekanizmave të duhura për shërbimet sociale. Zyra e komisionit Europian në Kosovë i ka dhënë organizatës “ One to one children‘s Fund “ implementimin e projektit të quajtur “ Dhënia e ndihmës sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijë të braktisur “. Në këtë projekt do të përfshihen komunat : Graçanicë , Prishtinë , Shtimlje , Peja dhe Prizreni , do ta financoj bashkë Ministria për Punë Sociale dhe Mbrojtje , si dhe IOM. Ky projekt ka për qëllim rritjen e kapacitetit të organizatës për shoqërinë civile në Kosovë ashtu që t‘i ndihmojë shërbimet sociale në nivel të komunës për të arritur sukses në reformim të sektorit social. Kjo do të jetë e realizuar nëpërmjet një projekti në të cilin do të marrin pjesë partnerët dhe bashkëpuntorët zbatues : shpresë dhe vendbanime për Fëmijë , “ One to one Children‘s Fond dhe Shoqata për Trajnim , Avokim dhe Kërkim Social . Qëllimi i këtij projekti do të jetë ndihma sociale për fëmijët në nevojë , në komunat : Graçanicë, Peja , Prizren , Shtimja
Projekti : “ Dhënia e ndihmës sociale për fëmijët me nevoja speciale dhe për fëmijët e braktisur