Këtë memorandum e nënshkruan kryetari i Graçanicës Bojan Stojanoviq , ministri për kthim dhe komunitete Sasha Rashiq , drejtori i zyrës për çështje të komunitetit Srgjan Sentiq dhe zëvendësi i ministrit për vetëqeverisje lokale Raif Elezi.
Sipas kësaj marrëveshje Qendra Tregtare do të ndërtohet në magistralen Prishtinë – Gjilan , në afërsi të urës kryesore të Graçanicës. Qendra Tregtare do të ndlrtohet në hapësirën prej 1000m² i cili do të kryhet në fund të këtij viti. Struktura e këtij objekti do të përmbajë dy kate dhe përdhesë. Përdhesa do të shërbeje si një treg i tipit të mbyllur ndërsa katet do të shërbejnë për zhvillimin e bizneseve të vogla. Vlera e këtij projekti do të jetë 450.000€ , komuna do t‘i paguaj 150.000€ ndërsa të tjerat do t‘i financoj Ministria për kthim dhe komunitete dhe zyra e kryeministrit.
Kryetari Stojanoviq falëmnderoi Qeverinë duke theksuar se hapja e kësaj qendre shënon një hap të madh në zhvillim ekonomik dhe punësim. Sipas planit aktiv për infrastrukturë ky është edhe një prej projekteve prioritare që është në plan të kryhet në vitin 2010.
Ministria për kthim dhe komunitete do t‘i mbështesë iniciativat e këtilla për zhvillim të komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera.
Në komunën Graçanica sot është nënshkruar memorandumi për baskëpunim në ndërtim të Qendrës Tregtare si dhe për ndriqimin e të gjitha rrugëve në territorin e komunës Graçanica.