45 fëmijë nga territori i Komunës së Graçanicës në dy grupe udhëtuan për pushime pesëditore në bregdetin malazez në kuadër të kampit veror sportiv, falë Komunës së Graçanicës, e cila përkrahu propozimin e organizatave joqeveritare “Hapi drejt një të ardhmeje më të mire” dhe “Iniciativat rinore të Graçanicës” për të zbatuar projektin e Qendrës për zhvillim të komunitetit – Udhëheqësit e së nesërmes.
Kampi është i dedikuar për të rinjtë dhe entuziastët e sportit dhe ofron një mundësi unike për pjesëmarrje aktive në aktivitete të ndryshme sportive dhe edukative.
Sipas organizatorëve, qëllimi është promovimi i aktivitetit fizik dhe një stili jetese të shëndetshëm, zhvillimi i shpirtit ekipor dhe aftësive drejtuese, mësimi përmes aktiviteteve argëtuese dhe edukative, si dhe socializimi dhe ndërtimi i marrëdhënieve shoqërore mes pjesëmarrësve.
Gjatë qëndrimit të tyre pesëditor në bregdetin malazez, fëmijët e komunitetit serb dhe rom nga territori i Komunës së Graçanicës do të marrin pjesë në turne sportive dhe lojëra verore, do të jenë pjesë e punëtorive dhe ligjëratave për shëndetin dhe sportin.
Me ftesë të organizatave joqeveritare që zbatojnë projektin, Drejtoria Komunale për Rini dhe Sport angazhoi tre guida sportive të cilët udhëtuan me fëmijët dhe të cilët do të jenë përkrahja e tyre profesionale dhe morale gjatë kampit.
Drejtori i Drejtorisë Komunale për Rini dhe Sport, Dushan Cvejiq, falënderoi organizatat joqeveritare që kanë dizajnuar dhe zbatuar këtë lloj shoqërimi për fëmijët e komuniteteve të ndryshme nga mosha 12 deri në 18 vjeç.
“Gjithmonë na jep kënaqësi kur jemi pjesë e aktiviteteve të tilla ku afirmojmë që fëmijët tanë të luajnë sport dhe të ndjejmë se pa punë ekipore nuk ka rezultate. Besoj se kjo do të jetë një eksperiencë e madhe për 45 fëmijët pjesëmarrës në kamp dhe një motiv shtesë për ne që të bëjmë gjithçka për buzëqeshjen e tyre dhe një fëmijëri të plotësuar. Drejtoria Komunale për Rini dhe Sport vazhdon të ndërtojë ura ndërmjet fëmijëve dhe t’i drejtojë ata drejt një jetese të shëndetshme përmes sportit”, tha Cvejiq.
Grupi i parë i fëmijëve ka qëndruar në bregdetin malazez nga 20.08. deri më 25.08.2024, ndërsa grupi i dytë u nis më 25 gusht.