Vendimi që në Graçanicë në burimin e metaleve të rënda të mbetjeve të minierës Trepça dhe në zonën kontaminimi i të cilës nuk është hulumtuar, ndërsa zona më e gjerë e së cilës ende nuk është çminuar nga municionet dhe bombat thërrmuese,të ndërtohet Qendra për fëmijët dhe të moshuarit të sëmurë është raport çnjerëzor i Qeverisë së Kosovës ndaj kategorisë më të ndjeshme të popullatës. Ky vendim i Qeverisë së Kosovës, nëse nuk anulohet, do të ketë pasoja të mëdha jo vetëm për personat që do të qëndrojnë në këtë qendër por edhe për gjithë popullatën e Komunës së Graçanicës, është vlerësuar bashkërisht sot në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Graçanicës, asamblistët e të cilit e shqyrtuan vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.05/218 për ndërtimin e “Qendrës rezidenciale të Kosovës për autizëm, sindromë daun dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë” dhe pastaj e miratuar konkluzionin.
Asamblistët e Kuvendit të Komunës së Graçanicës ishin të qartë në qëndrimin e tyre se nuk janë kundër ndërtimit të Qendrës, e cila ka një mision human dhe janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë financiare personale për ndërtimin e Qendrës, por në një tjetër lokacion që nuk do të rrezikojë as njerëzit që do të vendosen aty, as popullatën e Komunës së Graçanicës dhe as zgjerimin e mëtejshëm të zhvillimit të Komunës së Graçanicës.
Kryesuesi i KK të Graçanicës, Millan Dimitrijeviq, i njoftoi asamblistët se për këtë çështje janë të interesuar edhe përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara, të cilët kërkuan nga ai një përgjigje nëse Qeveria e Kosovës i ka dërguar ndonjë shkesë KK të Graçanicës para se ta miratoi vendimin, gjë që e mohoi Dimitrijeviqi.
Me këtë vendim, me të cilin Komunës së Graçanicës i merret e vetmja tokë e përshtatshme për zgjerimin e zonës administrative dhe përmes së cilës duhet të kalojë bypass-i rreth Graçanicës, për të cilin komuna është në pritje më shumë se një dekadë edhe pse hartimi i projektit ka përfunduar, sipas fjalëve të kryesuesit të KK të Graçanicës, Millan Dimitrijeviq, në mënyrë më të drejtpërdrejtë është shkelur Ligji për vetëqeverisjen lokale.
“Komuna e Graçanicës, si njësi e vetëqeverisjes lokale, në përputhje me nenin 14 të Ligjit nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, ka të drejtë të posedojë dhe menaxhojë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Kompetencat e vetëqeverisjes lokale para së gjithash janë të përcaktuara dhe të dhëna me Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale dhe nuk mund të derogohen apo të merren me ligje të tjera. Me marrjen e këtij vendimi drejtpërdrejt shkelet ky ligj. Ligji për Vetëqeverisjen Lokale bën pjesë në kategorinë kushtetuese me interes jetik i cili nuk mund të ndryshohet. Në këtë mënyrë një seri e tërë nga ana juridike është anashkaluar si dhe çështja e transparencës sepse vendimi është marr pa asnjë diskutim publik. Askush nga ne nuk thotë “nuk e duam qendrën”. Ne vetëm themi se lokacioni i ndërtimit të asaj qendre është i papërshtatshëm dhe kërkojmë që të rishqyrtohet”, tha para asamblistëve Millan Dimitrijeviq, kryesues i KK të Graçanicës.
FJALA E DREJTORIVE KOMPETENTE
Vendimi i miratuar nga Qeveria e Kosovës më 28.08.2024 iu është dërguar Komunës së Graçanicës një muaj më vonë, ndërsa vendimin para asamblistëve e ka shpjeguar sipas autorizimit të kryetares së Komunës së Graçanicës, Nikolla Marinkoviq, drejtor i Drejtorisë Komunale të Kadastrës.
„Qeveria e Kosovës me këtë vendim i ka shpallur me interes publik pesë parcela kadastrale, tri prej të cilave janë në pronësi të Komunës së Graçanicës, ndërsa dy të tjerat janë të regjistruara në Qeverinë e Kosovës. Sa i përket parcelave komunale, ato janë parcelat kadastrale 150, 155 dhe 17/8. Për orientim më të lehtë, të gjitha parcelat kadastrale janë të vendosura në vendbanimin Padallishtë. Parcelat i janë ndarë për 99 vjet Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Qendrës rezidenciale të Kosovës për autizëm, sindromë daun dhe aftësi të kufizuar për fëmijë me një sipërfaqe totale pak më shumë se 13 hektarë”, shpjegoi Marinkoviq.
“Në fillim të parcelave nga të cilat Qeveria e Kosovës merr 5 hektarë, gjenden qendrat administrative të komunës sepse nuk ka tokë tjetër që i takon komunës në territorin e Graçanicës ku mund t’i zgjerojmë objektet administrative. Është objekti administrativ komunal, objekti i Gjykatës Themelore nga Prishtina, Shtëpia e të moshuarve, Shtëpia e të rinjve, Qendra afariste, Inkubatori social, varrezat e reja me kapelë dhe objekti ndihmës. Me vendimin e vitit 2019, 20 ari nga ajo parcelë i janë ndarë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit për shfrytëzim afatgjatë. Gjithashtu kemi planifikuar që një pjesë të tokës t’ia ndajmë NPK “Ekologjia” si ndërmarrjes komunale, ka sqaruar drejtoresha e Drejtorisë Komunale për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Alleksandra Gjekiq.
“Plani Zhvillimor i Komunës së Graçanicës, i cili pritet të miratohet, parasheh që 50 hektarë nga ajo parcelë të ndahen për energji të gjelbër, sepse sipas disa hulumtimeve, ajo parcelë është ideale për këtë sepse ka shumë ditë me diell. Ka pasur kompani që kanë ardhur në komunë dhe kemi biseduar me to për atë temë, por jemi në pritje të miratimit të Planit Zhvillimor Komunal që të fillojmë konkretisht me atë histori. Ne si drejtori jemi kundër ndërtimit të asaj qendre në këtë lokacion sepse do të rrezikonte planet serioze të komunës”, tha Nebojsha Millovanoviq, drejtor i Drejtorisë Komunale për Zhvillimin Ekonomik.
QËNDRIMET E ASAMBLISTËVE
„Asamblistët e KK të Graçanicës shumë herë deri më tani me punën dhe veprat e tyre e kanë treguar humanizmin e tyre dhe mirëkuptimin e madh për t’i mbrojtur këta fëmijë. Megjithatë ky vendim i Qeverisë së Kosovës nuk shkon në këtë drejtim. Territori që Qeveria e Kosovës dëshiron të na e marr është skllavërim i dukshëm i serbëve në territorin e Komunës së Graçanicës nën maskën se është çështje e interesit publik. Kosova është mjaft e madhe për të ndërtuar një shtëpi për këta fëmijë në një vend më të mirë. Djerrina, e cila është ndotësi më i madh në territorin e Komunës së Graçanicës, do të jetë fqinji i parë i kësaj Qendre. “A është normale ndërtimi i një shtëpie për fëmijë dhe pleq që tashmë janë të sëmurë në burimin e Djerrinës?”, pyeti asamblistja Snezhana Jovanoviq dhe kërkoi që të respektohet e drejta e secilit për jetë dhe sugjeroi që vendimi i Qeverisë të refuzohet dhe komuna ta paraqesë padi.
“Kjo qendër nuk e ka vendin në territorin e Komunës së Graçanicës, sepse qytetarët e Komunës së Graçanicës me dekada janë të ekspozuar ndaj ekocidit të rëndë të shkaktuar nga mbetjet e minierës. Personat me nevoja të veçanta janë shumë të ndjeshëm, me shëndet të dëmtuar dhe janë më të ndjeshëm se popullata e shëndoshë dhe nga ky këndvështrim do të ishte fatkeqësi të ndërtohet një qendër e tillë. Ju rikujtoj se vitet e fundit është rritur numri i banorëve të Komunës së Graçanicës që vuajnë nga kanceri i rrugëve të frymëmarrjes, ndërsa në vitet e fundit ka gjithnjë e më shumë fëmijë. Unë e kuptoj që Qeveria në Prishtinë nuk e përfshin kujdesin për shëndetin e serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë në politikën e saj dhe se, në përputhje me rrethanat, ata e shtynë katastrofën mjedisore në Graçanicë në një kënd, por nuk mund ta kuptoj se ata me vetëdije me vendimet e tyre politike e lëshojnë grupin më të ndjeshëm të njerëzve kësaj fatkeqësie ekologjike”, tha asamblistja Sonja Illiq Odalloviq, e cila është edhe kryetare e Komitetit Komunal të Personave me Nevoja të Veçanta.
“Nëse vendimi i Qeverisë së Kosovës udhëhiqet nga interesi publik, atëherë është dashur të merret parasysh interesi publik i popullatës lokale. Kemi kaluar kaq vite në diskutime me Ministrinë e Mbrojtjes së Mjedisit për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Djerrinës, por gjithmonë pa sukses me pretekstin se toka është pronë e Trepçës dhe se çështjet pronësore nuk janë zgjidhur. Mbi të gjitha është befasues fakti që askush nga Komuna e Graçanicës nuk është konsultuar para se të merret ky vendim”, theksoi Ljubisha Karaxhiq, asamblist i Kuvendit të Komunës së Graçanicës.
“Përveç padisë sugjeroj që të përfshihet edhe çdo lloj proteste demokratike me të cilën do të tregojmë se jemi kundër këtij vendimi dhe në këtë mënyrë inkurajojmë Qeverinë që edhe një herë ta rishqyrtojë vendimin”, propozoi në mbledhje asamblisti i Kuvendit të Komunës së Graçanicës, Millosh Todoroviq.
“Unë jam për ndërtimin e kësaj Qendre. Këtë vendim e ka marrë Qeveria e Kosovës dhe ne nuk jemi ekspertë të tokës”, tha Granit Gashi, i cili ishte i vetmi kundër miratimit të konkluzioneve në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës së Graçanicës.
“Si asamblist ndihem i ofenduar me faktin se Qeveria e Kosovës me këtë vendim dëshiron të tregojë humanizëm ndërsa muaj më parë i shikojmë vendimet që janë marrë me të cilat ndalohet dërgimi i barnave, produkteve ushqimore, pensioneve, përfitimeve për personat me aftësi të kufizuara dhe pagesën e përfitimeve të fëmijëve për ne dhe fëmijët tanë. Kjo është një ironi që bashkësia ndërkombëtare duhet ta parandalojë”, tha asamblisti Dushan Borisavljeviq.