Me qëllim të përmirësimit të qëndrimit të fëmijëve dhe punonjësve gjatë gjithë vitit, Komuna e Graçanicës siguroi një donacion të vlefshëm në formë të kondicionerëve për Institucionin parashkollor “Gjurgjevak”.
Me këtë rast, kryetarja e Komunës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, e vizitoi sot këtë institucion, ku theksoi edhe një herë se investimi në institucione arsimore dhe të tjera është një nga prioritetet e qeverisjes lokale, duke theksuar se fëmijët tanë i meritojnë kushtet më të mira për t’u rritur dhe arsimuar.
“Më vjen mirë që vazhdojmë t’i ndihmojmë institucionet arsimore, kemi dhuruar gjithsej 17 kondicionerë dhe në këtë mënyrë kemi siguruar një mjedis të këndshëm për fëmijët, edukatorët dhe punonjësit e tjerë gjatë gjithë vitit”, tha kryetarja Shubariq.
Drejtoresha e Instutucionit parashkollor “Gjurgjevak”, Radica Parlliq, falënderoi për donacionin e vlefshëm, duke theksuar se kondicionerët e dhuruar nga Komuna e Graçanicës janë vetëm një tjetër ndihmë në një sërë ndihmash që morën. Sipas saj, ato janë shpërndarë në të gjithë objektin ku qëndrojnë fëmijët dhe punonjësit, kështu që qëndrimi për të gjithë do të jetë i këndshëm.