Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Zorica Milliq, sot dorëzuan një inventar të ri në klinikën interne në Llapllasellë.
Donacionin e Komunës së Graçanicës, në emër të Qendrës spitalore-klinike e pranoi shefi i Klinikës interne në Llapllasellë, dr. Dragisha Rashiq.
Komuna e Graçanicës përmes Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka blerë dy kondicionerë, 20 karrige, 3 tavolina për zyre dhe tre dollapë.
Së bashku me shefin Rashiq, kryetarja Shubariq, pas dorëzimit të inventarit, i vizitoi repartet dhe zyret e Klinikës interne në Llapllasellë.