Përkundër përpjekjeve të Komunës së Graçanicës për të mirëmbajtur, rinovuar dhe bërë hapësirat publike, parqet dhe piknikët vend më të bukur për të gjithë qytetarët tanë dhe fëmijët tanë, si dhe për të përmirësuar komunën përmes realizimit të projekteve, sjellja e papërgjegjshme e individëve po shkatërron pothuajse çdo investim komunal në këtë fushë.
Drejtoria Komunale për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor paralajmëron se shkatërrimi i pronës komunale është i dënueshëm me ligj dhe se në periudhën e ardhshme do të shtohen kontrollet për të ndalur, mund të thuhet, veprimet e sinkronizuara të shkatërrimit dhe dëmtimit të pronës publike.
Pushimorja “Çesma” ndërmjet Graçanicës dhe Llapllasellës, e cila ishte rinovuar dhe dekoruar në tetor të vitit të kaluar, është shkatërruar nga autorë të panjohur dhe inventari është shkatërruar pothuajse tërësisht. Edhe ndriçimi publik u shkatërrua.
Nga vendbanimi “Padallishtë” deri në rrugën “Mbreti Millutin” para pak më shumë se një viti janë ndërtuar shkallët 470 metra të gjatë, duke kaluar pranë shkollës fillore “Mbreti Millutin” në Graçanicë. Falë këtyre shkallëve, fëmijët nga vendbanimi “Padallishtë” mund të shkojnë në shkollë përmes një rruge më të shkurtër dhe më të sigurt. Përgjatë shkallëve janë vendosur stola pushimi, është vendosur ndriçimi publik dhe janë mbjellë pemët, por ky inventar përgjatë shtegut është pothuajse tërësisht i shkatërruar. Tani pranë shtegut ka stola dhe kosha plehrash të thyer dhe të grisur.
Komuna e Graçanicës u bën thirrje edhe një herë atyre që në çfarëdo mënyre janë pjesë e këtyre aksioneve të vazhdueshme të shkatërrimit të pronës publike që ta ndalin këtë fenomen dhe t’i lejojnë Komunës së Graçanicës të investojë, të ndërtojë dhe të krijojë për qytetarët e saj dhe të gjithë fëmijët tanë.
Sjellja e papërgjegjshme na kushton të gjithëve neve individualisht si qytetarë, jo vetëm Komunës së Graçanicës si organ i pushtetit lokal, prandaj me këtë sjellje vandaliste po i shkaktoni dëm afatgjatë vetes, fqinjëve dhe fëmijëve tuaj.
E ritheksojmë edhe një herë se Komuna e Graçanicës në periudhën e ardhshme do t’i shtojë masat monitoruese dhe ndëshkuese për këtë lloj vandalizmi dhe do ta dërgojë në procesim të mëtutjeshëm.
Në vijim mund t’i shikoni fotot se si do të duken projektet pas përfundimit.