Në kuadër të festimeve të Vidovdanit, mbrëmë, në oborrin e Shtëpisë së kulturës në Graçanicë u mbajt koncerti i grupit pop-rok “Osvajaçi”, i cili mblodhi një numër të madh dashamirësish të muzikës.
Atmosfera ishte e mbushur me energji dhe këngë, ndërsa publiku i Graçanicës i shijoi hitet e njohura të grupit: Me kë poe pret ditën, Një moment heshtjeje, Gjak dhe akull, Verë e kuqe, Këngë për fundin, Ndoshta qielli e di… Koncerti u mbajt në natyrë, ndërsa hapësira përpara Shtëpisë së kulutrës ishte e mbushur me njerëz të të gjitha brezave.
Midis të pranishmëve ishte edhe kryetarja e Komunës së Graçanicës, Ljiljana Shubariq, e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, të cilët mbështetën kështu këtë ngjarje kulturore.
“Jam i lumtur që pas një kohe të gjatë po vijmë për ta vizituar Graçanicën. Muzika shtyn kufijtë dhe muzika është këtu për ta përhapur dashurinë”, tha Nebojsha Jakovljeviq Shone me rastin e koncertit të grupit “Osvajaçi”.
Grupi “Osvajaçi” u formua në vitin 1990. Përveç karizmës dhe tingullit të tyre melodik glam metal, ata e kanë tërhequr vëmendjen me këngët e tyre origjinale, prodhimin dhe performancat karakteristike live.