Dëshirojmë ta njoftojmë publikun se UNICEF-i, nën patronatin e Generation Unlimited (K-GenU) Kosovo, ka hapur thirrje publike për skemë të re të praktikës me pagesë.
Kandidatët e interesuar duhet së pari të regjistrohen dhe më pas të aplikojnë nëpërmjet linkut https://kosovogenu.com/dashboard/jobs.
Konkursi mbetet i hapur deri në plotësimin e numrit të vendeve të parapara.
Programi i praktikës zgjat tre muaj, ndërsa të rinjtë që kanë kaluar tashmë nëpër këtë program të UNICEF-it nuk mund të aplikojnë për thirrjen publike.