Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Graçanicës njofton fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka shpallur Thirrje publike për propozime për programin e pagesave të drejtpërdrejta për vitin 2025.
Kjo do të thotë se fermerët tani mund të dorëzojnë aplikacione për subvencione për hektar prodhim bimor.
Periudha e aplikimit zgjat 30 ditë kalendarike nga data e publikimit të Thirrjes publike, nga data 3 prill deri më 2 maj 2025 në orën 16:00.
Fermerët nga territori i Komunës së Graçanicës mund të aplikojnë në Zyrën Komunale për Bujqësi në katin e dytë të Qendrës tregtare në Graçanicë, ku mund të njoftohen me kriteret e sivjetshme, si dhe mënyrën e aplikimit.
Fermerët mund të gjejnë informacione të detajuara, pra kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, në faqen e internetit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.