Kryetari i Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq, mori pjesë sonte në hapjen e ekspozitës së kartolinave arkivore të kishave serbe “Pamje të qëndrueshme” të autorit Millan Kiqevac në Shtëpinë e kulturës “Graçanica”.
Ekspozita “Pamje të qëndrueshme” paraqet një koleksion të kartolinave autentike të kishave serbe të Dioqezës së Budës, të shtypura në foreskë, duke ruajtur kështu përshkrimin e tyre origjinal dhe vlerën dokumentare, duke u dhënë njëkohësisht atyre një format ekspozite bashkëkohore. Çdo kartolinë është një dokument i vogël identiteti, besimi dhe vazhdimësie, por edhe një gjurmë artistike e epokës në të cilën vendet e shenjta u regjistruan si themeli i jetës shpirtërore dhe shoqërore të serbëve jashtë atdheut të tyre.
Kryetari i Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq, mori pjesë sonte në hapjen e ekspozitës në Shtëpinë e kulturës gjatë bisedës me autorin e ekspozitës, Millan Kiqevac, theksoi rëndësinë e ruajtjes së dëshmive historike, veçanërisht kur bëhet fjalë për ruajtjen e vlerave tradicionale, fetare dhe kombëtare të popujve. Ai e falënderoi autorin e ekspozitës për vendimin për t’i prezantuar kartolinat e kishave serbe të Dioqezës së Budës në Komunën e Graçanicës.
Ekspozita “Pamje të qëndrueshme” u hap nga abati i Manastirit të Crna Rekës, Ati Andrej, ndërsa të pranishmit u përshëndetën edhe nga historiani Marko Markoviq, autor i parathënies së katalogut të ekspozitës.
Millan Kiqevac është producent i diplomuar i filmit dhe televizionit, president i Bashkësisë së Kishës Ortodokse Serbe të Dioqezës së Budës. Ndër të tjera, Kiqevac është producent i filmit dokumentar “Bamirësi” për bamirësin e madh dhe themeluesin e Seminarit në Prizren, Sima Igumanov, dhe aktualisht është duke punuar në një film për Shkollën e Baletit të Graçanicës.
Përveç mysafirëve të shumtë, në hapjen e ekspozitës morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës Hungareze.
Vizitorët mund ta shohin ekspozitën deri më 11 mars 2026.
Ekspozita sponsorizohet nga Ministria e Kulturës e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Zyra për Kosovë dhe Metohi, Komuna e Prishtines dhe Komuna e Graçanicës.