Kryetari i Komunës së Graçanicës Bojan Stojanoviq sëbashku me drejtorin për shërbime publike , bujqësi dhe pylltari Boban Todoroviq u takuan sot me kryetarin e këtij fshati. Kryetari i fshatit , Imri Ajeti theksoi probleme të shumta me të cilat ballafaqohet ky fshat. Problemi më madhor është rrjeti i kanalizimit i cili derdhet në rrugën kryesore dhe shfaq problem qytetarëve që kalojnë andej. Në çdo pjesë mund të shohim deponi të shumta hedhurinash që janë krijuar pa kujdesin e njerëzve. Kryetari e vizitoi Shtëpinë e Kulturës dhe atë të Shëndetit në Kishnicë. Këto objekte janë në gjendje të mjerueshme.
Pas vizitës së fushës së basketbollit është konstatuar se duhet të bëhet një rekonstruktim total , por që fillimisht duhet të bëhet një projekt. Gjithashtu , është bërë fjalë për ndërtimin e çerdhes. Në takim është marrë vendim që komuna e Graçanicës t‘i zgjidh të gjitha problemet me të cilat njerëzit e këtij fshati merren , por gjithashtu edhe kryetari i fshatit duhet të bashkëpunojë ,e komunën për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Marëveshja e arritur me kryetarin e fshatit