Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, bisedoi me qytetarët për t‘i dëgjuar nevojat dhe problemet e tyre, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të përbashkët për gjithçka që i shqetëson.
Shubariq tha se komunikimi me qytetarët është shumë i rëndësishëm dhe se ajo mundohet t’i dëgjojë me vëmendje të gjithë dhe të ndihmojë aq sa ka mundësi qeverisja lokale.
Edhe sot në takim morën pjesë dhjetëra qytetarë, të cilët patën kohë të mjaftueshme për t’i shprehur të gjitha nevojat e tyre.
Kryetarja Shubariq ka biseduar me qytetarët që nga fillimi i mandatit të saj dhe deri më tani ka biseduar me qindra qytetarë.