Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, bisedoi edhe këtë javë me qytetarët për t‘i dëgjuar nevojat dhe problemet e tyre, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të përbashkët për të gjitha sfidat me të cilat përballen.
Edhe këtë javë ishin dhjetëra qytetarë të cilët kishin kohë të mjaftueshme për t’i paraqitur të gjitha nevojat e tyre.
Kryetarja Shubariq bisedimet me qytetarët i zhvillon që nga fillimi i mandatit të saj deri më tani. Ajo ka biseduar me disa qindra qytetarë.
Qytetarët e interesuar për të biseduar me kryetaren mund të regjistrohen duke i lënë të dhënat e tyre në sportelin e komunës, pas së cilës do të informohen se kur duhet të vijnë për takim.