Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, bisedoi edhe sot me qytetarët për t‘i dëgjuar nevojat dhe problemet e tyre, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të përbashkët për të gjitha sfidat me të cilat përballen.
Këtë javë për të biseduar erdhën rreth një duzinë qytetarë, të cilët patën kohë të mjaftueshme për t’i shprehur të gjitha nevojat e tyre.
Qytetarët e interesuar për të biseduar me kryetaren e komunës mund të paraqiten duke i lënë të dhënat e tyre në shkrimoren e komunës, ku pastaj do të njoftohen se kur duhet të vijnë për bisedë.