35 të rinj nga territori i Komunës së Graçanicës i nënshkruan sot kontratat e punës praktike tremujore me pagesë të UNICEF-it nën patronatin e Generation Unlimited (K-GenU) Kosovo. Kontratat u dorëzuan praktikantëve nga kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq.
Ceremonia e ndarjes së kontratave të punës praktike tremujore me pagesë nga fushat e ndryshme u organizua në objektin e Komunës së Graçanicës, ndërsa kryetarja Shubariq u uroi praktikantëve të rinj shumë suksese, si gjatë punës praktike, ashtu edhe në avancimin e tyre të ardhshëm.
“Besoj se do të dilni nga ky program të punës praktike më të pasur me njohuri dhe njohje të reja, ndërsa ne si qeveri lokale jemi gjithmonë këtu për t’ju mbështetur, udhëzuar dhe ndihmuar. Do të doja t’ju përgëzoja të gjithë ju që jeni bërë pjesë e këtij programi të punës praktike”, tha kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, duke u dorëzuar kontratat praktikantëve.
Kontratat e punës praktike tremujore me pagesë iu dhanë 35 të rinjve nga territori i Komunës së Graçanicës, të cilët i përmbushën kërkesat e konkursit të shpallur nga UNICEF-i me partnerë nën patronatin e Generation Unlimited (K-GenU) Kosovo, me qëllim të përmirësimit të aftësive dhe fitimin e përvojës në punë.
Deri më tani njëqind të rinj nga territori i Komunës së Graçanicës kanë kaluar nëpër këtë program të punës praktike me pagesë.