Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, ua uroi të gjithë qytetarëve të besimit islam Fiter Bajramin.
“Në emrin tim dhe në emër të Komunës së Graçanicës, ju uroj Fiter Bajramin. Ju uroj që festën ta kaloni me familjet, miqtë dhe fqinjët tuaj, duke i çmuar vlerat e përjetshme – dashurinë, faljen, respektin dhe mirëkuptimin reciprok. Komuna e Graçanicës është shtëpia e të gjithë besimtarëve, traditës dhe besimit të gjithë qytetarëve dhe ne do të vazhdojmë t’i respektojmë të gjitha komunitetet”, tha kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq.