Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, ua uroi të gjithë besimtarëve të besimit islam Kurban Bajramin.
“Të gjithë anëtarëve të besimit islam, veçanërisht në Komunën e Graçanicës, në emër të qeverisjes lokale dhe në emrin tim personal, u shpreh urimet e mia me rastin e festës së Kurban Bajramit, me dëshirën që ditët e tyre të festave t’i kalojnë në paqe, begati, shëndet të mirë dhe gëzim. Le të jetë kjo festë edhe një nxitje për ne që të punojmë së bashku për begatinë dhe të ardhmen më të mirë të të gjitha komuniteteve në Komunën e Grçanicës duke bërë vepra të mira”, tha kryetarja Shubariq në mesazhin e saj të urimit.