Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, vizitoi Bazarin e Pashkëve, të cilën e organizuan fëmijët dhe edukatoret e Institucionit parashkollor “Gjurgjevak” në Graçanicë me rastin e festës më të madhe krishtere, Pashkëve.
Për këtë rast janë përgatitur dekorimet dhe suveniret e ndryshme të Pashkëve, si dhe ëmbëlsira të ndryshme.
Kryetarja Shubariq i ka uruar fëmijët dhe edukatoret për festën e Pashkëve, duke u dëshiruar që ta kalojnë me disponim të mirë, shëndet dhe mirëqenie.
“Fëmijët falë imagjinatës dhe vullnetit të tyre bënë sende të ndryshme, të gjitha me synimin për t’i bërë më të bukur Pashkët. Kjo është një ngjarje e bukur dhe ftoj prindërit dhe bashkëqytetarët tanë që ta vizitojnë bazarin dhe të zgjedhin diçka nga artikujt e shumtë të bërë nga këta fëmijë të mrekullueshëm”, tha Shubariq.
Sipas edukatoreve të IP “Gjurgjevak”, mjetet e mbledhura do të përdoren për blerjen e lodrave dhe sendeve të tjera të nevojshme që do ta bëjnë më të bukur dhe më të mirë qëndrimin e fëmijëve në atë institucion.