Lajm i mirë për përfituesit e njësive të banimit në Graçanicë dhe Llapllasellë – gjatë javës së ardhshme ata do ta nënshkruajnë kontratën dhe më pas do t‘i marrin çelësat e njësive të reja të banimit.
Lajm i mirë për përfituesit e banesave në Graçanicë dhe Llapllasellë – gjatë javës së ardhshme ata do ta nënshkruajnë kontratën dhe më pas do t’i marrin çelësat e njësive të reja të banimit.
Falë punës dhe përpjekjeve të përfaqësuesve të Komunës së Graçanicës u zgjidhën problemet administrative që u vonuan për ndarjen e banesave të reja në Graçanicë dhe Llapllasellë.
Javën e ardhshme në objektin e Komunës së Graçanicës do të nënshkruhen kontratat për 36 banesa të reja në Graçanicë dhe nëntë banesa në Llapllasellë.
Pas nënshkrimit të kontratës, ditën e enjte, më 10 tetor, do të organizohet shpërndarja e çelësave, pas së cilës përfituesit do të mund të vendosen në banesat, të cilat u janë dhënë përmes konkursit në fund të vitit të kaluar dhe për të cilat kanë aplikuar familjet dhe individët nga territori i Komunës së Graçanicës.
Falë Komunës së Graçanicës, në këtë mënyrë do të zgjidhet një nga problemet më të mëdha jetësore për 45 familje, sepse më në fund do t’u sigurohet një kulm mbi kokë.
Banesat e mbetura në Llapllasellë do të ndahen pas përfundimit të objektit të banimit.
Përfaqësuesit e Komunës së Graçanicës thonë se mbeten të përkushtuar që qytetarëve t’u ofrojnë kushte sa më të mira.