Në objektin e Komunës së Graçanicës u mbajt takimi i parë i Komitetit organizativ të turneut të 4-të të pingpongut të Pashkëve.
Në takim u përcaktuan hapat e parë në organizimin e konkursit, nga infrastruktura dhe logjistika deri te promovimi dhe marketingu.
Turneu i katërt radhazi i Pashkëve në pingpong do të organizohet nga Organizata turistike “Graçanica” në bashkëpunim me Drejtorinë e Rinisë dhe Sportit të Komunës së Graçanicës.
Sipas planeve fillestare turneu do të mbahet në katër kategori dhe ky me shumë mundësi do të jetë i karakterit humanitar. U diskutua edhe për shpërblimet për njëqind lojtarët më të mirë të pingpongut dhe për të popullarizuar dhe promovuar sportin, po shqyrtohen shpërblimet për publikun.
Sipas nënkryetarit të komunës Igor Aritonoviq dhe kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Graçanicës, Millan Dimitrijeviq qeverisja lokale do të ofrojë mbështetje të plotë në realizimin e kësaj ngjarje sportive.
Publiku do të informohet në kohën e duhur për datën e turneut të 4-të të pingpongut të Pashkëve.
Padyshim që këtë vit në territorin e Komunës së Graçanicës do të mbahen shumë ngjarje sportive dhe kulturore me mbështetjen e qeverisjes lokale.
Për festën më të madhe krishtere, Pashkët, duhet të mbahet ngjarja tradicionale e Vezës më të fortë të Pashkëve.