Nën përkujdesjen e Komunës së Graçanicës, në Graçanicë për të nëntën herë me rastin e festës më të madhe krishtere, Pashkëve, mbahet ngjarja “Veza më e fortë e Pashkëve”, me një program të pasur kulturo-artistik. Përgatitjet për këtë manifestim, i cili do të mbahet të hënën e Pashkëve, më 21 prill, në Shtëpinë e kulturës në Graçanicë janë në fazën përfundimtare.
Komiteti organizativ mbajti takim dhe i finalizoi detajet e ngjarjes, ku një nga rregullat më të rëndësishme, nga e cila nuk do të ketë devijime, është se në garë mund të marrin pjesë vetëm garuesit që kanë shenjtëruar një vezë të Pashkëve në manastirin e Graçanicës në të njëjtën ditë nga ora 10:00.
Siç njoftoi kryetari i Komitetit oganizativ dhe iniciatori i këtij manifestimi, Ljubomir Maksimoviq, gara për vezën më të fortë do të mbahet në ditën e dytë të Pashkëve, më 21 prill, në Shtëpinë e kulturës në Graçanicë dhe do të pasohet nga një program i pasur kulturo-artistik në të cilin do të marrin pjesë nxënësit e Shkollës muzikore “Stevan Mokranjac”, shoqëritë profesionale dhe artistike, parashkollorët e IP “Gjergjevak”, si dhe këngëtaret etnike.
Gara do të zhvillohet në dy kategori, në kategorinë e parë do të marrin pjesë fëmijët deri në 15 vjeç dhe në të dytën të rinj më të rritur mbi 15 vjeç. Regjistrimi për këtë konkurs është në të njëjtën ditë dhe pjesëmarrësit duhet të sjellin një vezë të Pashkëve dhe ta shenjtërojnë atë në portën e manastirit.
Regjistrimet e mëvonshme nuk do të lejohen në konkurs.
Në kuadër të ngjarjes sivjet u organizua konkursi artistik për vezën e Pashkëve të lyer më bukur për parashkollorët, si dhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa në ditën e ngjarjes do të hapet ekspozita e veprave artistike fituese.
Individët dhe organizatat më të merituara do të shpërblehen me ikona, mirënjohje dhe certifikata falenderimi, njoftoi në takimin e Komitetit organizativ mësuesi në pension dhe organizatori i ngjarjes, Ljubomir Maksimoviq.