Komuna e Graçanicës njofton opinionin se numri i aplikantëve të cilët aplikuan në Thirrjen publike për skemën e re të punës praktike me pagesë, të shpallur dje nga UNICEF-a në bashkëpunim me partnerët nën ombrellën e Generation Unlimited (K-GenU) Kosova, është plotësuar në më pak se 24 orë dhe ndërpritet thirrja publike për aplikues për Komunën e Graçanicës.
Komuna e Graçanicës dje gjatë shpalljes së thirrjes publike ka ftuar të rinjtë nga Komuna e Graçanicës që të aplikojnë për skemën e re të punës praktike me pagesë dhe se ajo do të jetë e hapur përderisa të aplikohet numri i nevojshëm i praktikantëve.
Duke qenë se numri i aplikuesve të paraparë në thirrjen për Komunën e Graçanicës është plotësuar, thirrja publike ndërpritet.