Drejtoria Komunale për Shërbime Publike njofton qytetarët se për shkak të punimeve në vendkalimin hekurudhor, rruga Preoc-Lepinë nesër (e premte) më 04.04.2025 nga ora 08:00 deri në orën 20:00 do të bllokohet për komunikacion.
Njoftimin për ndërprerje të komunikacionit në këtë linjë rrugore, Komunës së Graçanicës e ka dërguar kompania që po kryen punët në rehabilitimin e linjës hekurudhore Kosovë Fushë-Lipjan.
Luten qytetarët që nesër në periudhën e paralajmëruar të punës të përdorin rrugë alternative.