Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, mori pjesë mbrëmë në koncertin përfundimtar të nxënësve të Shkollës së Muzikës “Stevan Mokranjac” në Llapllasellë.
Nxënësit e Shkollës së Muzikës i prezantuan rezultatet e punë së tyre gjatë vitit shkollor. Koncerti ishte i pasur me një program të larmishëm muzikor, ku performuan nxënësit e të gjitha moshave dhe degëve.
Në koncertin solem përfundimtar mori pjesë edhe kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, e cila i vlerësoi ata për rezultatet e arritura gjatë vitit shkollor dhe mbi të gjitha për çmimet e shumta të fituara në konkurse të ndryshme vendase dhe rajonale.
“Ju falënderoj që na bëtë të lumtur me shumë çmime dhe njohje gjatë vitit të kaluar. Faleminderit që e përfaqësuat Graçanicën tonë në dritën më të mirë. Komuna do të vazhdojë ta mbështesë punën e Shkollës së Muzikës, sepse muzika dhe arti luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve tanë”, tha kryetarja Shubariq.
Me rastin e mbështetjes së vazhdueshme që qeveria lokale i jep Shkollës së Muzikës “Stevan Mokranjac”, drejtori Andrija Joviq i dorëzoi mirënjohje kryetares Shubariq. Çmime u ndanë edhe për nxënësit më të mirë.
Koncerti i fundit i Shkollës së Muzikës u mbajt në sallën ceremoniale të Shkollës së Muzikës në Qendrën arsimore në Llapllasellë, si pjesë e festimeve të Vidovdanit të këtij viti.