OJQ “Rrjeti për Aktivizëm Qytetar” e ka hartuar edhe këtë vit publikimin “Ti vendos” përmes projektit “Politikat zhvillimore në shërbim të komunitetit” të mbështetur nga Komuna e Graçanicës.
Bëhet fjalë për publikimin që analizoi dhe përfshiu mendimet e qytetarëve të Komunës së Graçanicës përmes një totali prej 500 anketash të kryera në një kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe përmes internetit.
Qytetarët shprehën mendimet e tyre rreth punës së Komunës së Graçanicës dhe investimeve të nevojshme në lokalitetet e tyre përmes pyetësorëve dhe bisedave individuale.
Sondazhet u kryen në të gjitha vendbanimet e Komunës së Graçanicës, të cilat, sipas përfaqësuesve të OJQ-së “Rrjeti për Aktivizëm Qytetar”, synuan të kapnin mendimet e qytetarëve me qëllim të realizimit të propozimeve të paraqituara.
Përveç qytetarëve, u organizuan takimet me përfaqësuesit e shoqërisë civile, gratë dhe të rinjtë, si dhe me përfaqësuesit e Drejtorisë së Urbanizmit të komunës me qëllim të harmonizimit të nevojave të banorëve dhe komunës dhe realizimit të propozimeve të paraqituara.
Publikimi “Ti vendos” iu prezantua drejtuesve të Komunës së Graçanicës me qëllim që t’i ndihmonte ata të kapërcenin dhe zgjidhin propozimet e bëra nga qytetarët.
Publikimin “Ti vendos” mund ta shihni të bashkëngjitur me këtë lajm.