Në Kompleksin sportiv “Dragan Xhajiq” në Graçanicë janë kryer punimet në rinovimin e fasadës së rrënuar, është lyer edhe gardhi rreth fushës qendrore, si dhe infrastruktura nga hyrja deri te objekti qendror.
Këtë objekt sot e vizitoi kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq dhe drejtoresha e Drejtorisë së Urbanizmit, Alleksandra Gjekiq. Në Kompleksin sportiv, ata u pritën nga drejtori i Drejtorisë së Sportit dhe Rinisë, Dushan Cvejiq, i cili i njohu me punët e kryera.
Objekti qendror u rifreskua me ngjyrë fasade me performancë të lartë, është lyer rrethoja dhe në të njëjtën mënyrë është rregulluar edhe hapësira nga hyrja në vetë objektin sportiv.
Sipas drejtorit Cvejiq, janë planifikuar edhe punime të tjera, me qëllim që Kompleksi sportiv t’i rikthehet shkëlqimi i mëparshëm. Një nga prioritetet është zëvendësimi i ceradës mbi fushën sportive multifunksionale.
Të gjitha punimet e planifikuara kryhen për t’isiguruar kushtet e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sportive.