Pushimorja “Çesma”, e cila gjendet në mes të Graçanicës dhe Llapllasellës, përsëri në shënjestër të vandalëve. Autorë të panjohur vodhën një pjesë të gardhit me një gjatësi prej 35 metrash.
Vjedhja e gardhit u vu re këtë mëngjes, pas së cilës u njoftua Policia.
Komuna e Graçanicës dënon fuqimisht këtë akt vandalizmi dhe u bën thirrje autoriteteve kompetente t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që autorët të zbulohen dhe të sanksionohen në mënyrë adekuate.
Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që pushimorja është dëmtuar. Edhe pse pushimorja u rinovua dhe u peisazhua plotësisht në tetor të vitit të kaluar, në periudhën e mëparshme vandalë të panjohur e shkatërruan atë, duke e shkatërruar pothuajse plotësisht inventarin dhe ndriçimin publik.
“Kjo është hapësirë e përbashkët dhe shkatërrimi i pronës publike nuk është vetëm dëm material, por një sulm ndaj të gjithë qytetarëve që e përdorin këtë hapësirë për pushim dhe rekreacion. U bëjmë thirrje të gjithë banorëve ta mbrojnë atë që kemi rregulluar bashkërisht dhe ta raportojnë çdo përpjekje për shkatërrim ose vjedhje tek autoritetet kompetente”.