Në territorin e Komunës së Graçanicës intensivisht po punohet në asfaltimin e rrugëve, prandaj sot asfaltin e fituan banorët e tri rrugëve në Suhadoll.
Punimet përfundimtare në asfaltimin e rrugëve “Hercegovaçka” dhe “Gjetiçka” me gjatësi të përgjithshme prej 470 m, i vizitoi sot kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, e shoqëruar nga këshilltari Sasha Daniq.
Sipas kryetares, me këto punime janë asfaltuar të gjitha rrugët në Suhadoll, gjë që do ta lehtësojë jetën e përditshme të banorëve dhe do t’i përmirësojë kushtet e tyre të jetesës.
Pas Suhadollit, kryetarja e vizitoi edhe rrugën e rikonstruktuar dhe asfaltuar “Dositejeva” pranë objektit të ri të Institucionit parashkollor “Gjurgjevak” në Graçanicë.
Shubariq theksoi se pushteti lokal po punon në zgjidhjen e problemeve infrastrukturore dhe të tjera, prandaj priten më shumë rrugë të asfaltuara.