Ambasadorja-shefja e Zyrës Ndërlidhëse së Greqisë në Pristinë, Heleni Vakali, vizitoi Komunën e Graçanicës së bashku me atasheun grek në Kosovë, Konstantinos Katsanos. Mysafirët nga Greqia biseduan me kryetarin e Komunës, Novak Zhiviq.
Bëhet fjalë për një vizitë pune që kishte për qëllim njoftimin zyrtar me kryetarin e sapozgjedhur të Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq.
Gjatë takimit, u diskutua tema e përmirësimit të bashkëpunimit në nivel lokal. Bashkëbiseduesit ranë dakord se dialogu midis autoriteteve lokale dhe partnerëve ndërkombëtarë është një nga aspektet më të rëndësishme në përmirësimin e jetës së popullsisë në territorin e qeverisjes lokale.
Kryetari i Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq, i falënderoi mysafirët nga Greqia për vizitën e tyre dhe gjatë bisedës theksoi se Komuna e Graçanicës mbetet e përkushtuar për zhvillimin e bashkëpunimit me misionet diplomatike në Kosovë.
Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive me qëllim të identifikimit të formave të reja të bashkëpunimit që do të jenë në dobi të të gjitha komuniteteve në territorin e Komunës së Graçanicës. Në takim mori pjesë edhe shefi i Kabinetit të kryetarit të Komunës së Graçanicës, Dushan Petroviq.